WELCOME TO ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE 
 
 
Community
The 100-year anniversary of declaration of independence of Albania
The message of AAAS to the new President of Albania
The 100-year anniversary of declaration of independence of Albania preparations
Presentations in honor of Professor Peter Priftit
The 600 th anniversary symposium of Scanderbeg
Book by Members
Publish your book here!!  
 
Membership Application . Become a member!

New York, 100 vjetori pavarësisë së Shqipërisë

Ngjarje e madhe historike për shqiptarët e Amerikës - flamuri kuq e zi për shtatë ditë  valvitet "zemër" të Nju- Jorkut

NEW YORK CITY : Në Shtetet e Bashkuara, 100-vjetori pavarësisë së Shqipërisë, u shënua në mënyrë më madhështore, në çdo vendbanim ku më së shumti jetojnë shqiptarët. Ndërkohë, që në Nju Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar aktivitete të ndryshme festive, ngritje e flamurit, koncerte dhe darka solmne me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ku kan marrë pjesë me mijëra vetë

    Në disa rrugë të Bronksit, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, u dha sinjali se festa po vjen . Me insiativën e veprimtarit të dalluar Mark Gjonaj (Anëtari i Kuvendit të New Yorkut), aty u valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre amerikanë, duke zbukuruar rrugët e qytetit. Një ceremoni për ngritjen e flamurit shqiptar u mbajtë më 28 Nëntorë edhe në distriktin më të madh financiarë në botë Wall Street New York - sheshin e "flamurit" Bowling Green.

    Vendi ku kjo ngritje e flamurit kësaj rradhe mori një rëndësi të veçantë mbasi ajo perkoi edhe me ngritjen e flamurit kuq e zi 100 vjet më parë në Vlorën e Ismail Qemalit , nga Plaku i urtë dhe i mençur me burrat më të mirë të kombit , nga Shqipëria, Kosova, trojet tona etnike dhe Çamëria e diaspora.
 
    Ngritja e flamurit në një nga sheshet më të njohura të New Yorkut zyrtaresht dhe solemnisht u krye me 28 Nentor 2012, në pervjetorin e 100 të shpalljes së të pavaresise së vendit tonë dhe s'ka dyshim që kjo ishte ngjarja më e madhe dhe historike - flamuri më i madh për shtatë ditë u ngritë në Amerikë nga shqiptarët dhe do të qëndrojë përkrah atij amerikan në një nga sheshet me të njohura në këtë qytet.
 
    Ky eveniment historik, kjo ditë e shenjtë e cila u kremtua me krenari, enthusiazëm dhe në mënyrë të veçantë, si në Shqipëri, Prishtinë, Shkup, gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, iu kushtua ngritjes se flamurit në Vlorë nga i mençuri dhe i urti Ismail Qemal-Vlora, që shpalli mevehtësinë dhe ribërjen e Shqipërisë, më 28 Nëntorë 1912.
 
 Kjo ngjarje e madhe në New York, në këtë shesh për disa vjet është tash meritë dhe një nder i vecant i Akademisë Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe të Arteve këtu në Nju-Jork e cila me inisiativën e saj dhe sidomos të prof. Dr. Skendër Kodrës në kooperim edhe me Insitutin Shqiptaro Amerikan me President zotin Rape Ruci, duke pas edhe mbeshtetjen e pakursyer të Komunitetit tone shqiptaro- amerikan por edhe punën e madhe që ka bërë professor Mentor Mata, në organizmin festiv arritën në mënyrë të sukseshme për të ngritur edhe kësaj rradhe flamurin kuq e zi në mes të New Yorkut. 
 
    Kështu që sipas traditës ky shesh tani i cili është edhe një nga sheshet kryesore të Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut në shtizën e lartë do të mbajë ngritur krah flamurit të SHBA edhe Flamurin  Shqiptar në kryeqëndrën e distriktit financiar Wall Street ose e njohur ndryshe të Bursës botrore të Nju-Jorkut, në lagjen "Bowling Green Park",. Flamuri kuq e zi do të qëndrojë duke u valvitur ne krah te flamurit  Amerikan, për 7 ditë.
 
Kësaj ngjarje të madhe i kushtoj një rëndësi të veçantë edhe shtypi, radio-televizionet, formuet shqiptare online e ato virtuale, shqiptare e amerikane të cilat e percollën me anë të gazetarve të tyre me pamje filmike dhe fotoreportazhe si gazeta shqiptaro amerikane -Ilyria-  -Bota Sot-, Dielli, televizionet ARB TV, TV Cultura Shqiptare, TV 21, Alb TV, këtë ngjarje historike në New York. Me këtë rast Akademia Shqiptaro Amerikane Shkencave në New York nderojë me një çertifikat mirënjohje Konsulline Përgjithshëm të Shqipërisë në New York zotin Dritan Mishto, për kontributin e tij në komunitet.

      Në këtë manifestim  morën pjesë qindra vetë nga shtetet e Nju-Jorkut, të Nju-Jerseyt, të Konektikatit, nga, Bostoni, Çikago, Detroiti, Florida  Vashingtoni dhe nga Bostoni Nolian, Filadelfia etj Ata kishin ardhur  për të festuar së bashku me shqiptarët e Nju Jorkut, për të respektuar dhe nderuar flamurin e kuq e zi në këtë 100 vjetor. Ndërkohë që një grupi i këngëve dhe valleve të djemëve dhe vajzave të Patersonin "Grupi Mërgimtari", preformojë në shesh duke kënduar e vallëzuar kuq e zi dhe krijuar një atmosfer festive .
 
    Gjithashtu, sheshi ishte i zbukuruar gjithëandej me flamur kombëtar dhe së bashku me fëmijët zënë dorë përdore rrethi i valles për rreth sheshit ku ngrihej flamuri kuq e zi, pushtoi vendin duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve të huaj dhe vendas. Kudo në shesh ka shpërthyer gëzimi dhe hareja. Gjithkund gjëmon muzika me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare. Njerëzit duken të bashkuar si asnjëherë, njihen, takohen, bëjnë biseda , marrin fotografi dhe xhirojnë me kamera për të patur edhe ata kujtime të paharrueshme nga kjo ditë e shënuar me plotë emocione.
 

 Aty pranë shtizave të falmujve, ishte ngritur një podium i improvizuar nga kompania Pilku constraction(me pronar shqiptar Ylber Pilku. Në një atmosferë të gëzuar dhe mjaft enthuziaste, fillojë çelja ceremoniale e manifestimit nën brohoritje mjaft emocionante, Shqipëria Shqipëria. Këtë ngjarje në ngritjen e flamurit me rastin e 100 Vjetorit të pavarësisë  e udhëhoqi shkrimtari i komunitetit Pandeli Pierr - Simsia.
 

   Zoti Simsia mbasi u ka uruar mireseardhjen dhe përshëndetur dhe ka shprehur kënaqësinë e vet mes emocioneve të mëdha, por edhe të shqiptarëve në shesh, për ngritjen e flamurit të kombit dhe te popullit shqiptarë, i cili tha se :" ska dyshim që është një nder i madh dhe krenari për të gjithë shqiptarët duke na bërë që kur ta shohim edhe në mes të këtij sheshi të fashëm edhe me krenar," tha zoti Simsia..
 

    Në këtë çastë shpërthyen brohoritje të fuqishme dhe të vazhdueshme "Shqipëri Etinike - Shqipëri e Bashkuar". U ekzekutua Himni Kombëtar Amerikan dhe më pas, nën tingujt e Himnit Kombëtar Shqiptar, u ngrit Flamuri Shqiptar nga Dafina Domerolli dhe Drilon Veliu, dhe Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë zotit Dritan Mishto,kryetari i Akademisë Shqitaro - Amerikane prof.dr. Skënder Kodra., zoti Rrape Ruci .


    Me pas fjalën e mori nikoqiri i këtij organizimi kryetari i Akademisë Shqitaro - Amerikane prof.dr. Skënder Kodra. Ai me një zë emocional  dhe të fortë përshëndet të pranishmit , duke kujtuar historinë legjendare të ngritjes së flamurit në Vlorë, të qëndisur nga Marigoja dhe të ngritur nga i urti Ismail Bej Vlora, 100 vjetë më parë duke shpallë Shqipërinë të pavarur dhe të liruar atë nga vargonjët e robërisë pesëshekullore. Professor Kodra gjithashtu vlerosi rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Amerikës për liri e pavarësi, duke shtuar se "po të mos kishin qenë shqiptarët e Amerikës, ata që luftuan dhe u rropatën për këtë flamur kuq e zi, nuk do të ishim as ne sot në këtë shesh të madh.  Më pas ai përgezoj komunitetin shqiptaro-amerikan për kontributin dhe ndihmën që i jep atdheut tonë, për Kosovën dhe çështjen shqiptare dhe shtoje se "kjo ditë e shënuar është krenari dhe nder për gjithë kombin tonë dhe i shërben  soa më shumë se kurrë "Bashkimit tonë Kombëtarë Shqipërisë Etnike"
 

Professor dr. Skënder Kodra kreu i Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave lexoi në fund urimin përshëndetës të Presidentit Obama i cili uron shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
 
   Me pas përshëndetën Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, Dritan Mishto, konsullli i Kosovës Fatmir Zajmi, dhe anëtari i Kuvendit të New Yorkut zoti Mark Gjonaj ,zotërinjtë Rrape Ruci, President i Institutit "Gjergj Kastrioti, Skënderbeu", Z. Pikolo,  Kryetari i Shoqatës "Çamëria" Prof. Sali Bollati, Musa Paçuku...

     Z. Arthur Pikoli, president i lagjes Bowling Green Park, pos një përshendetje rasti midis të tjerave përmendi  edhe ngritjen e flamurit shqiptare më 1999 nga tre patriot shqiptar .  Ngritja e flamurit shqiptar  në këtë shesh tha ai  ështe një nder dhe krenari e komunitetit shqiptarë. Ai permendi me këtë rast një akt të shënuar në këtë shesh nga tre dibranë, nga Ganiu Nesimi, Halili dhe Samiu, të cilët më 1999, po në Bowling Green Park, ngritën për herë të parë këtu në këtë shesh tha zoti Pikolo flamurin shqiptar, me inisiativen e tyre, qe edhe pse u hoq shpejte nga autoritetet e vendit(atyre me origjinë serbe dhe greke flamuri ynë përsëri u valvit lart me inisiativën e tyre).

     Aktori Astrit Sulo, recitoi vargje poetike të krijuara nga ai vetë për Flamurin tonë të shenjtë, ndërsa Destan Dema, recitoi vargjet "Krenar të jesh Shqiptar".  Adem Kaliqi nga grupi i fëmijëve të ansamblit "Mërgimtari" nga Fondi i Përbashkët Shqiptar, i veshur me kostume kombëtare shqiptare, emocionoi të gjithë të pranishmit me zërin e tij të fuqishëm kur këndoi këngët: "O sa mirë me ken shqiptar" dhe "Këngë për Adem Jasharin"    

Gjtihashtu gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit Grupi i valleve të Fondit të Përbashkët të  Patersonit luajti vallen e mirënjohur "Festë të Madhe ka sot Shqipëria" dhe vallen me motive çame, nën tingujt e këngës së mirënjohur "Turman kuqe", duke marrë në valle pas vetes edhe pjesmarrësit të cilët vallëzuan së bashku. Në fund u bë edhe prerja e tortës së madhe që kishte pamjen e flamurit tonë kombëtar, fusha e kuqe dhe në mes shqiponja dykrenore e zezë, e përgatitur nga kompania shqiptare e pijeve energjitike "Black Eagle, Energy Drink".
  

Përshëndeteje rasti bënë edhe intelektuali patriot nga Qeparoi Petraq Pali i bri i njërit prej itelektualeve patriot figurave të njohura të Bregut, Janko Palit dhe shkrimtari nga Dibra Fatos Daci autori i historisë së Skëndërbeut, të ciltë kishin ardhur enkas për të festuar së bashku me komunitetin shqiptarë të New Yorkut.
 
Në një atmosfer madhështore gëzimi dhe harje u zhvillua ceremonia për ngritjen e flamurit kuq e zi më 28 Nëntorë edhe në Distriktin më të madh financiarë në botë Wall Street New York - sheshin e "flamurit" Bowling Green në nderim të  kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

 
Kontaktoni
AAAS
The Albanian American Academy of Science was established in 1995 as a non-profit organisation that aims at promoting and supporting the interests of its members and constantly increasing academik relations and investments between Albania and the USA.
Usefull link
http://www.usatoday.com/
http://www.keshilliministrave.al/
http://www.uni-pr.edu/
http://embassyofalbania.org/
http://www.unitir.edu.al
http://www.ny.gov/
http://www.usatoday.com/
http://www.google.com
Reklama

Copyright © 2012 AAAS. All Rights Reserved